KPM-ja merr masa për shkelje gjatë fushatës NULL NULL 18.10.2019 14:23 18.10.2019 14:23 Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka prezantuar “Raportin e monitorimit të Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audio-vizuele gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme 2019. Kryeshefi Ekzekutiv i KPM-së, Luan Latifi tha se kanë gjetur shkelje dhe se vendimet bëhen publike ditëve në vazhdon. “Do të prezantohet për raportimin e zgjedhjeve nga mediet. Ne si zyre kemi gjetur disa shkelje për të cilat sot komisioni ka marrë dhe vendim dhe ato do të bëhen publike pas vendimet”, tha ai. Megjithatë ai tha se kanë monitoruar 17 media, kryesisht televizione, e për të cilat tha se kanë gjetur shkelje gjatë debateve politike, tubimeve zgjedhore, por edhe spoteve publicitare, raporton EO, transmeton Klan Kosova. “KPM ka monitoruar 17 media dhe fokusi ka qenë të televizionet sepse ato kanë më shumë ndikim. Mjetet që i kemi gjetur janë gjuha e folur, përdorimi i fëmijëve në spote politike, vendosja e produkteve në debate. Si KPM kemi marr masa edhe para fushatës me mbështetje të OSB-së. Ne si KPM jemi të kënaqur, por shkeljet që i kemi gjet janë këto. Organi vendimmarrës ka marr masa dhe mediet të cilat kanë shkel janë RTK, KTV, Dukagjini, RTV21, PULS, Klan Kosova, Rrokum, TV7, Graçanica. Gjobat do të jenë në dispozicion sapo të nënshkruhet nga kryetari i KPM-së. Monitorimi është bërë prej orës 16-24 me theks të veçantë në intervista dhe debate”, tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024