Kotja 50 mijë dollarëshe e Jay Z NULL NULL 04/05/2015 04/05/2015 Meçi më i rëndësishëm i shekullit duket se e ka lodhur këngëtarin. Askush nuk e kishte disponimin si të Jay Z-së në ahengun pas meçit të boksit Mayweather – Pacquiao, në Las Vegas. Kjo ishte një gjë e mirë, pasi nga pamja që kishte dukej se krejt çfarë donte ishte të jetë diku në një vend tjetër. Reperi milioner padyshim pati vendin më ekskluziv në klubin e natës Marquee, të shtunën mbrëma. Çmimi për një VIP tavolinë sillej rreth 50 mijë dollarë. Ai dhe bashkëshortja e tij Beyonce e kishin fatin ta shijonin atmosferën nga tavolina e tyre, e cila ishte ngjitur me pistën e vallëzimit. Por, përderisa DJ i mbrëmjes po mundohej ta dispononte masën e pranishme, Jay Z dukej se po ëndërronte… kokën e shtrirë mbi jastëk. Natyrisht, jastëku me gjasë ishte në aeroplanin e tij luksoz G6, afër gruas së tij tërheqëse… Për këtë, njeriu nuk mund të fajësohet.
Kino dhe Teatër John Travolta i thotë lamtumirë 'më të dashurës' së tij Olivia Newton-John: "Të dua" 09/08/2022