Kostiq dhe Miloviq dalin para gjykatës, akuzohen për krime lufte në Kosovë NULL NULL 24.10.2025 10:02 24.10.2025 10:02 Foto nga Ekonomia Online Kanë dalë para gjykatës, Zoran Kostiq dhe Dragan Miloviq, të akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë. Seanca gjyqësore po zhvillohet në ambientet e Gjykatës Themelore në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv. Ekonomia Onlina ka raportuar se sot do të dëgjohet dëshmia e dëshmitarit Naim Haliti. Në seancat e mëparshme janë dëgjuar dëshmitë e dy dëshmitarëve të Prokurorisë, Habib Mustafa dhe Rrahim Tahiri. Sipas aktakuzës, Kostiq dhe Miloviq, si pjesëtarë të policisë serbe, akuzohen se kanë vepruar së bashku me forcat e ushtrisë dhe grupet paramilitare serbe në kryerjen e krimeve kundër civilëve kosovarë gjatë viteve të luftës.