Kosovës i shtohen edhe 350 rekrutë të rinj të FSK-së NULL NULL 27.06.2025 12:51 27.06.2025 12:51 Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka certifikuar sot 350 rekrutë të rinj. Ceremonia e betimit për ushtarët e rinj të gjeneratës 02/2025 u mbajt në Ferizaj, në Sallën e Sporteve “Bill Klinton”, duke filluar nga ora 10:00, njofton Klankosova.tv. Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, oficerë e nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, i uroi rekrutët për diplomimin, duke u siguruar që gjithmonë do të kenë përkrahjen e popullit, shtetit, qeverisë dhe e tij, si dhe falënderoi familjarët e rekrutëve të pranishëm aty për mbështetjen që u kanë ofruar./Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gruda për aktgjykimin e Kushtetueses: Në VV u interpretua nga tre persona që nuk janë juristë (VIDEO) 4 minuta më parë