Kosovës i shtohen edhe 14 doktorë të shkencave NULL NULL 08.11.2019 16:42 08.11.2019 16:42 Në amfiteatrin e Bibliotekën Universitare të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, u mbajt ceremonia e gradimit të 14 kandidatëve për doktorë të shkencave. Kandidatët e shpallur doktorë të shkencave janë nga: Fakulteti Filozofik, Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore, Fakulteti i Filologjisë, Fakulteti Juridik, Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti i Mjekësisë. Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prof. Dr. Marjan Dema, gjatë kësaj ceremonie, i uroi doktorantët e rinj, me ç’rast theksoi se puna me përkushtim e kandidatëve ka bërë që ata të jenë këtu ku janë sot, duke i bërë krenarë jo vetëm familjarët por edhe universitetin. Kandidatët e shpallur doktorantë janë: 1. Dëfrim Gashi 2. Skënder Zhitia 3. Mustafë Haziri 4. Valbonë Mehmeti 5. Nesade Muja Bajraktari 6. Adil Olluri 7. Gëzim Qerimi 8. Rexhep Suma 9. Murtez Zekolli 10. Vjosa Fejza 11. Vlora Prenaj 12. Sinan Rusinovci 13. Zana Vela Gaxha dhe 14. Valbon Ajazaj *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 2 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 5 orë më parë