Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova-Mali i Zi: Beteja për Tokën

NULL NULL
02.05.2015 23:23
Mali i Zi me vendosjen e vijave të reja kufitare, trevës së Rugovës i ka marrë 6964.46 hektarë tokë. Klan Kosova ka përgatitur një kronikë për shqetësimet e banorëve të atjeshëm.

Shumë afër shtëpive të fshatit Haxhaj të Rugovës, shteti i Malit të Zi ka vendosur kufirin e ri. Banorët e këtyre anëve po thonë se kufiri është shumë më larg nga vendi ku është vendosur tani.

Sipas banoreve, me vendosjen e vijave të reja kufitare, trevës së Rugovës i janë marrë 6964.46 hektarë tokë.

Klan Kosova nuk mundi te kontaktoj me kryetarin e Komisionit për demarkacion, Murat Mehen, pasi ky i fundit ishte jashtë shteti.

Ndërsa ne emisionin Infomagazina të KlanKosovës, zëvendësministri i punëve të jashtme, Petrit Selimi, dha zotime se asnjë  pëllëmbë e  Kosovës nuk do të humb.

Klan Kosova ka përgatitur një kronik për shqetësimet e banorëve të Rugovës. Tani ua sjellim në detaje rrëfimin ekskluziv të burrave të asaj ane, të cilët thoin se shteti malazez ua mori tokat.

Gazetari Florent Zeqaj ishte në kufirin Kosovë – Mali i Zi.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.