Kosovari “danez” sjell ekspertizën mjekësore në Spitalin e Pejës (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosovari “danez” sjell ekspertizën mjekësore në Spitalin e Pejës (VIDEO)

NULL NULL
nga Arbreshë Uka 30.03.2023 20:51
musa krasniqi

Gjinekologu nga Klina Musa Krasniqi, i cili jeton dhe vepron në Danimarkë, tani për herë të dytë ka ardhur në Spitalin Rajonal të Pejës, për të sjellë ekspertizën e tij profesionale.

Në kuadër të këtij qëndrimi dyjavor, ka kryer rreth 20 intervenime te vajzat dhe gratë me metodat laparaskopike kirurgjike në gjinekologji. Po kaq i kreu edhe në dhjetorin e kaluar, raporton Klan Kosova.

Derisa shprehet se mundësitë për t’i trajnuar dhe aftësuar kolegët e tij të këtushëm janë shumë të kufizuara për shkak se pajisjet janë tejet të vjetra.

Në fakt, dëshirën për të kontribuar në vendlindje dhe në sektorin publik të shëndetësisë në Kosovë, gjinekologu Krasniqi e kishte pasur edhe më parë, mirëpo si shkak i procedurave burokratike të cilat i merrnin shumë kohë, nuk ia kishte dalë.

Një prej rasteve kujton atë para 15 vjetësh në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, për të cilën thotë se kishte dal me lot në sy, si shkak i atyre procedurave.

E, meqë këto barriera janë larguar vjet, gjinekologu nga mërgata zgjodhi sektorin publik dhe jo privat, ngase siç thotë ai në Danimarkë dominon sektori publik.

Megjithëkëtë, Krasniqi shprehet i zhgënjyer me mjekët e sektorit privat të Kosovës për arsye se gjatë qëndrimit në Spitalin e Pejës ka hasur paciente të cilat kanë qenë në pritje për operim në spitale private për largimin e mitrës, mirëpo në vlerësimet e tij te këto raste, ka dal se nuk kanë nevojë për këtë intervenim.

Krejt këtë punë dhe angazhim profesionisti Musa Krasniqi po e bën në baza vullnetare dhe falas. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS