Kosovarët në Gjermani nuk do të regjistrohen më si shtetas serbë NULL NULL 11.03.2025 11:28 11.03.2025 11:28 Flamujt, Kosova dhe Gjermania Kosovarët që jetojnë në Gjermani më s’do të regjistrohen si shtetas serbë. Këtë lajm të mirë sot ua dha ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti. Ajeti tha se ky rezultat erdhi falë angazhimit diplomatik, për zgjidhjen e këtij problemi të trashëguar prej vitesh. “Në vazhdën e përpjekeve tona të pandërprera dhe komunikimet e shumta me institucionet tona gjermane, përkatësisht me Kancelarinë Federale, Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme, Ministrinë Federale të Punëve të Brendshme dhe Ministrinë Federale të Drejtësisë, kemi kërkuar që shtetasit e Kosovë të regjistrohen si shtetas të saj, dhe assesi të evidentohen më si shtetas serbë”, deklaroi Ajeti./ Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025