Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova zbulon kundërshtarët e parakualifikimeve për Eurobasket

NULL NULL
25.04.2023 14:25

Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka mësuar kundërshtarët për parakualifikimet për Eurobasketin që do të mbahet në vitin 2025.

Kosova është në grupin H, teksa do të nis përballjet nga raundi i tretë i parakualifikimeve.

Dardanët janë në grupin H me Zvicrën dhe Danimarkën.

Raundi i tretë i parakualifikimeve do të zhvillohet për gjashtë ditë, nga 19 korrik deri më 5 gusht.

Si shkon kualifikimi?

Katër skuadrat – fituesi i secilit grup – do t’i bashkohen katër skuadrave nga raundi i dytë për të kompletuar  32 ekipet për kualifikimet së bashku me 24 skuadrat që luajtën në raundin e dytë kualifikues të Kupës së Botës FIBA 2023.

Kjo është hera e parë që Kosova do të luajë me Zvicrën, ndërsa me danezët është përballur së fundi, ku Dardanët kanë një fitore 78:73 dhe një humbje 105:71. /Klankosova.tv.

lajme të ngjashme