Kosova U17 pëson nga bjellorusët NULL NULL 28.03.2026 19:49 28.03.2026 19:49 Kombëtarja e Kosovës U17 ka pësuar nga ajo e Bjellorusisë U17 në kualifikimet për Kampionatit Evropian të kësaj kategorie. Bjellorusët fituan minimalisht falë një goli të hershëm nga Nikita Sanko i cili erdhi në minutën e tretë të takimit. Kjo është disfata e dytë rresht e Dardanëve që i lë ata në vendin e tretë dhe të fundit me zero pikë, teksa bjellorusët dhe holandezët zënë vendin e parë dhe të dytë.