Kosova U 15 shënon fitore në epërsi prej 26 pikëve ndaj Rumanisë NULL NULL 20.09.2019 21:56 20.09.2019 21:56 Kosova U 15 në konkurrencën e meshkujve e ka nisur me fitore bindëse turneun në Maqedoninë Veriore. Dardanët e rinj triumfuan ndaj Rumanisë me rezultat 75:49. Kosova dominoi nga fillimi deri në fund, duke shënuar fitore të merituar. Eliot Peci shënoi 18 pikë, derisa Rron Dahsyla realizoi 15. Turneu zhvillohet në kuadër të programit “Youth Development Fund” të FIBA Evropës. Në këtë turne pesë shtete janë pjesëmarrëse: Kosova, Turqia, Maqedonia, Bullgaria dhe Rumania. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.