Kosova sot përballet me Ukrainën NULL NULL 12.07.2023 09:52 12.07.2023 09:52 Kombëtarja e Kosovës në basketboll në kategorinë U20, sot do ta zhvillojë ndeshjen e fundit në fazën grupore të Divizionit B, në Kampionatin Evropian. Loja nis nga ora 13:30. “Dardanët” e rinj evropianin e nisën me humbje ndaj Gjeorgjisë. Humbën po ashtu edhe ndaj Suedisë. Fitoren e parë, Kosova e arriti kundër Azerbejxhanit.