Kosova s’ia lë shenjë Rumanisë NULL NULL 06.09.2024 22:50 06.09.2024 22:50 Rumania mposht Kosovën 0-3 në "Fadil Vokrri". Foto | gsp.ro Kombëtarja e Kosovës në futboll është mposhtur bindshëm nga Rumania në “Fadil Vokrri”. Ndeshja e vlefshme për Ligën e Kombeve nisi në favor të Kosovës, me kontrollim të lojës vazhdimisht, ndonëse rastet që në fillim i kishin mysafirët. Kjo u konkretizua në minutat e fundit të pjesës së parë, kur Arijanet Muriç u mposhtë për herë të parë (’40). Dennis Man ishte golashënues, pas një asisti nga Razvan Marin. Djemtë e Franco Fodas nuk arritën të bënin asgjë në minutat në vazhdim, dhe pjesa e parë u mbyll me 1 gol avantazh për rumunët. Ndonëse pritej që Kosova të këndellej në pjesën e dytë, kjo gjë nuk ndodhi. 6 minuta iu deshën rumunëve që të dyfishojnë epërsinë. Goli erdhi nga pika e bardhë pasi gjyqtari kryesor i ndeshjes konsultoi VAR-in, ku u konstatua se Valon Berisha kishte bërë ndërhyrje të palejuar brenda zonës së rreptësisë. Golashënues ishte Razvan Marin. Foda bëri disa zëvendësime, duke inkuadruar në lojë Florent Muslijën, Ermal Krasniqin dhe Albion Rrahmanin. Me gjithë rastet, as kjo përbërje nuk arriti të ndryshonte rezultatin në të mirë të Kosovës. E në minutën ’82, Denis Dragush shënoi për 0-3. Për të mos mjaftuar rezultati, Mërgim Vojvoda u ndëshkua me karton të kuq. Kjo ishte ndeshja e parë për Kosovën, e edhe për Rumaninë, në kuadër të Ligës së Kombeve. Të hënën (9 shtator), Kosova shkon në Qipro për t’u përballur me kombëtaren e këtij vendi, me shpresën se do kjo ndeshje do të jetë pika e kthimit. /Klankosova.tv