Kosova, shumë shpenzime e borxhe NULL NULL 16.05.2015 14:19 16.05.2015 14:19 ???????????????????????????????????? Konferenca e organizuar nga Instituti Riinvest nxori përfundime mbi sfidat, problemet dhe gabimet në rrugën e Kosovës dhe ekonomisë së saj. Kosova po përballet me sfida të rënda ekonomike. Qeveria po kërkon një bashkëpunim më të ngushtë me të gjitha institucionet e dijes, sepse ka nevojë të gjendet zgjidhje për çështjet që preokupojnë të gjithë qytetarët e Kosovës. Çështja kryesore që kërkon zgjidhje është zhvillimi ekonomik i vendit, zgjidhja e problemit të papunësisë dhe gjetja e mundësive dhe perspektivave për punësim. Kështu u tha sot në konferencën e dytë të mbajtur nga Instituti Riinvest, me rastin e 20 vjetorit të themelimit të tij. Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, tha se Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Financave po përpiqet të jetë sa më e kujdesshme në ruajtjen e stabilitetit makrofiskal në vend. Krasniqi: Po përpiqemi të jemi të kujdesshëm rreth stabilitetit makrofiskal “Përcaktimi i orientimit të politikës fiskale është edhe në programin e Qeverisë, mirëpo suazat mbi të cilat zhvillohet kjo politikë dhe rrugëtimet e saja rezultuese duhet të jetë parashikues dhe të jenë transparente. Vendosja e rregullës fiskale që është vendosur në vitin 2014…rregullat që tregojnë ose që imponojnë rishikimin e buxhetit të balancuar, kufiri ligjor i borxhit publik, gjitha këto masa të ndërmarra për arsye të veprimeve konkrete përmes të cilave Qeveria e Kosovës ka heq dorë nga diskresioni nën politikën ose politik bërjen ditore. Krejt këto masa …kanë një qëllim që Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Financave të jetë e kujdesshme në ruajtjen e stabilitetit makrofiskal”, tha Krasniqi. Nga “Hertie School of Governance”, i pranishëm ishte profesori Mark Hallerberg, i cili me këtë rast tha se problem kryesor në Kosovë është deficiti. Kosova ka nivel të lartë të shpenzimeve dhe borxheve. Hallerberg: Nivel i lartë i shpenzimeve dhe borxheve “Pak a shumë kemi nivel të lartë të shpenzimeve dhe të borxheve. Ka disa arsye për këtë. Njëra prej arsyeve nëse përqendrohemi këtu është për ngarkesa që vendimmarrësit nuk e bartin krejt barrën. Mund të mendoni në afate të caktuara kohor diçka që shpenzoni shumë sot sepse i vendosim në borxh dhe njerëzit të nesërmen duhet të paguajnë për këtë. Pra, barra nuk shihet sot dhe kjo nganjëherë është për shkak të dallimeve në nivelin e Qeverisë”, tha Hallerberg. Sipas Hallerbergut, deficiti është shkaktar kryesor i ekonomisë së dobët kosovare. Përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Frank Lakwijk, gjatë një prezantimi të bërë me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Riinvestit, foli rreth ekonomisë së Kosovës, ku ka qenë më herët dhe ku është tash. Indikatorët e ekonomisë së tanishme, sipas tij, janë inflacioni, trendet e prodhimtarisë, produktet me pakicë dhe shumicë dhe gjithë ato produkte që Kosova nuk i posedon. Lakwijk: Ka shumë indikatorë të kësaj ekonomie që ka sot Kosova “Gjithherë ka shumë indikatorë të cilët janë të afatit mjaft të shkurtër dhe në Kosovë indikatorët e afatit të shkurtër formalisht që i siguron agjencia kanë të bëjnë me shkallën e inflacionit, pastaj trendet eprodhimtarisë, shitjes me shumicë dhe pakicë, gjërat të cilat nuk i kemi në dispozicion këtu. Kështu në këtë rast ne nuk e dimë ku gjendemi dhe se ku ka qenë ekonomia rishtazi dhe kjo na e bënë të vështirë posaçërisht që të merremi me parashikime”, tha Lakwijk. Ndërsa, drejtuesja e departamentit për ekonomi dhe politika publike në Ministrinë e Financave, Semra Tyrbedari-Qitaku, tha se Ministria ku ajo vepron po bën të gjitha ato që një institucion fiskal mund të bëjë. Tyrbedari-Qitaku: Nuk jemi të pavarur “Ne bëjmë kostimin e politikave, ne përcjellim implementimin e rregullës fiskale, ne kemi qenë të angazhuar edhe ne hartimin e rregullës fiskale, bëjmë parashikime makroekonomike, japim rekomandime. Rekomandimet tona nuk janë të obligueshme, kështu që kjo është mangësia, që ne nuk jemi të pavarur”, tha Tyrbedari-Qitaku. Në këtë konferencë po ashtu u tha se Kosova ka nevojë për njerëz adekuatdhe profesionistë, për ta nxjerrë nga kjo ekonomi në të cilët gjendet tani. Rreth 22% deri në 24% të GDP-së së Kosovës shkojnë në investime. Për një vend me ekonomi të zhvilluar, kjo do të ishte krejtësisht normale, por për Kosovën kjo është pak. Sipas ekonomistëve, GDP-ja, duhet të ngritet deri në 30% në mënyrë që të ketë një zhvillim ekonomik më të madh për shtetin e Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 6 orë më parë