Kosova sërish në fokus, zyrtari i lartë i Administratës Trump vjen edhe në Prishtinë NULL NULL 09.07.2025 23:27 09.07.2025 23:27 Departamenti i Shtetit Amerikan ka dërguar zyrtarin e lartë Brendan Hanrahan në Kosovë, Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, duke rikthyer vëmendjen në Ballkanin Perëndimor në një moment kyç për rajonin. Vizita synon forcimin e lidhjeve me SHBA-në dhe thekson rëndësinë që Washingtoni po i kushton sërish zhvillimeve në Kosovë dhe më gjerë në rajon, transmeton klankosova.tv. ”Po udhëtoj drejt Bosnje e Hercegovinës, Serbisë dhe Kosovës pas bisedimeve produktive në Dayton dhe Washington. Ky është një përvjetor i rëndësishëm dhe një moment vendimtar për Ballkanin Perëndimor. Mezi pres të forcoj lidhjet ndërmjet SHBA-së dhe vendeve të rajonit”. Kjo dëshmon hapur se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka rikthyer vëmendjen e saj diplomatike qartë në Kosovë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.