Kosova renditet e 42 në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” NULL NULL 08.08.2021 17:36 08.08.2021 17:36 Ekipi i Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” është renditur si i 22-ti pas fitores së dy medaljeve të arta të Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës. Shteti me më së shumti medalje në këto lojëra u rëndit Amerika, me 113 sosh, ku prej tyre 39 ishin të arta, 41 të argjendta dhe 33 të bronzta. Pas, Amerikës, e dyta u radhit Kina me 88 medalje të fituara ku 38 ishin të arta, 32 argjendta dhe 18 të bornzta, njofton Klankosova.tv. Ndërsa, si e treta në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” u radhit shteti i Japonisë me 58 medalje në tërësi ku 27 prej tyre janë të arta, 14 të argjendta dhe 17 të bronzta. Kurse, Kosova me medalje la pas shtete si Portugalia, Austria, Argjentina, Finlanda e Maqedonia e Veriut. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.