Kosova pranon 10 mijë vaksinat e premtuara nga Kroacia

Kosova pranon 10 mijë vaksinat e premtuara nga Kroacia

NULL NULL
2 weeks më parë

Kosova i ka pranuar sot 10 mijë vaksina kundër COVID-19 nga Kroacia.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, bashkë me drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani, e kanë pritur në takim Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq, për t’i pranuar vaksinat e premtuara nga shteti kroat.

“Kjo ndihmë simbolike nga shteti kroat forcon ende më shumë bashkëpunimin e qëndrueshëm dhe mbështetjen e popullit kroat në përballje me COVID-19. Në këtë vizitë, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Ministri Vitia theksoi mirënjohjet më të sinqerta për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme në mënyrë që të mbrojmë shëndetin publik. Ministri Vitia informoi ambasadoren rreth Planit Kombëtar të Vaksinimit, ku së shpejti do të fillohet me vaksinimin në masë dhe të gjitha përgatitjet po shkojnë sipas planit”, thuhet në komunikatën e MSH-së.

Ambasadorja kroate theksoi se është obligim njerëzor të jemi pranë njërit tjetrit për të luftuar COVID-19 dhe të sigurohemi që të kemi bashkëpunim sa më të qëndrueshëm.

Këto vaksina ishin premtuar nga ministri i jashtëm i Kroacisë, Goran Gerliq Radman, gjatë vizitës së tij në Kosovë.