Kosova pranohet në Federatën Evropiane të Shenjëtarisë NULL NULL 10.09.2015 12:39 10.09.2015 12:39 Federata Ndërkombëtare e Shenjëtarisë e ka pranuar anëtare me të drejta të plota Federatën e Shenjëtarisë së Kosovës. Pranimi u bë në takimin e mbajtur në Itali, pak kohë pasi Federata kosovare e Shenjëtarisë u pranuar në Federatën Evropiane të Shenjëtarisë. Në uebfaqen zyrtare të Federatës Ndërkombëtare të Shenjëtarisë (ISSF-së) thuhet se Këshilli Administrativ i Federatës ka votuar për ta pranuar Kosovën si anëtare të re. Ky është një lajm i mirë për sportin kosovar në vazhdën e anëtarsimit të federatave në komunitetin ndërkombëtar sportiv.