Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova pjesë e turneut ndërkombëtar “AHMET COMERT”

NULL NULL
18.10.2015 13:31

Më 19 tetor, Përfaqësuesja e Kosovës në Boks, do të udhëtojë për në Turqi, kur do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar të boksit “Ahmet Comert”.

Ky turne do të organizohet për grupmoshat prej 17 deri në 18 vjeç, ndërsa do të zgjas nga data 19 deri 25 tetor, njofton Federata e Boksit të Kosovës.

Përveç Kosovës në Stamboll do të ketë edhe boksierë nga 17 vende tjera. Për Federatën e Boksit kjo garë shihet si një mundësi e mirë për të parë formën e garuesve të saj, para se të fillojë Kampionati Evropian, që do të zhvillohet në muajin nëntor në Poloni.

Kosova në këtë turne do të përfaqësohet nga dy boksierë, në kategorinë 60kg Edmond Zefi kurse në 81kg Ardit Delija.

Po ashtu të pranishëm do të jenë elektori, Shefki Bogujevci dhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme