Kosova përshëndet Papën e ri (VIDEO) NULL NULL 08.05.2025 23:45 08.05.2025 23:45 Papa Leon XIV Don Fatmir Koliqi, zëdhënësi i Ipeshkvisë së Kosovës thotë se Kosova e priti me dashuri zgjedhjen e Papa Leon XIV, i cili u zgjodh sot nga 133 kardinalë që ishin gjithsej. Në emisionin “Edicioni Special”, Don Fatimiri tha se zgjedhja e papës së ri ishte moment tejet emocionues, po aq dhe i veçantë, transmeton Klankosova.tv. “Çdo zgjedhje e papës së ri, është moment emocionues. Edhe ne në Kosovë e kemi pritur me brohoritje e dashuri. Kjo konklavë ishte interesante, konklava më e madhe të themi në numër, me 133, edhe pse ishin 135 me të drejtë vote, megjithëse dy kardinalë nuk morën pjesë për shkak të shëndetit të tyre, por ishin nga e gjithë bota”. “Unë mendoj se ajo surpriza që patëm nga Papa Françesku që erdhi nga Argjenita, edhe ky konklav ishte një surprizë, dhe prapë papa mbetet i zgjedhur në kontinentin amerikan”, tha ai. Sipas Koliqit, ky papë do ta çojë Kishën Katolike përpara. Ndërsa shton se politika nuk ka gisht në zgjedhjen e Papa Leon XIV. Po ashtu, zëdhënësi i Ipeshkvisë tha se fjalimi i parë i Papa Leon XIV ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm. “Fjalimi i tij që ishte i pari nga lozha, ishte një indikacion jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse e nisi me fjalën ‘paqja’”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandiq dridh Serbinë: Studentët të vendosin lule në Batajnicë, ku kishte varreza masive me shqiptarë (VIDEO) 15/06/2025