Kosova përballet sonte me Irlandën NULL NULL 22.02.2024 09:20 22.02.2024 09:20 Basketbollisti i Kosovës, Dardan Berisha Kombëtarja e Kosovës në basketboll, do të nis sot rrugëtimin në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2027. “Dardanët” sfidën e parë do ta zhvillojnë ndaj Irlandës në Prishtinë, e cila nis në ora 19:00 në “Pallatin e Rinisë dhe Sportit”. Ndërkaq, sfidën e dytë ndaj Azerbajxhanit më 25 shkurt në udhëtim. Raundi i parë parakualifikues i Kupës së Botës të Basketbollit FIBA 2027 do të luhet në tre dritare më 19-27 shkurt 2024, 18-26 nëntor 2024 dhe 17-25 shkurt 2025, nga një ndeshje në shtëpi dhe jashtë. Të tre fituesit e grupeve së bashku me skuadrën e renditur më të mirë në vendin e dytë do të kalojnë në raundin e dytë parakualifikues të Kupës së Botës 2027 të FIBA-s, i cili do të luhet në verën e vitit 2025. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.