Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova nuk i siguron kualifikimet, mposhtet nga Zvicra

NULL NULL
23.02.2025 21:20

Kosova nuk ka arritur të shkoj tutje në fazën e kualifikimeve për Kampionatin Botëror të basketbollit që mbahet në vitin 2027-të.

Basketbollistët tanë u mposhtën në Prishtinë nga Zvicra.

“Helvetikët” triumfuan me rezultat 73 me 81, në sfidën që u luajt në “Pallatin e Rinisë dhe Sportit”, njofton Klankosova.tv

Te vendasit më i dalluar ishte, Dardan Berisha, me 20 pikë, dy kërcime e dy asistime.

Derisa te Zvicra, më i dalluar në parket ishte Dylan Ducommun, i cili realizoi 21 pikë, bëri tri kërcime dhe një asist, njofton Klankosova.tv

“Dardanët” e mbyllën këtë aventurë në pozitën e fundit në tabelën e Grupit A me vetëm shtatë pikë, ku kishte vetëm dy fitore, ndaj Azerbajxhanit dhe Irlandës.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.