Kosova nikoqire e garës më të madhe të robotikës “Kosova Makers League” NULL NULL 15.02.2018 11:14 15.02.2018 11:14 Kosova Makers League është gara më e madhe e robotikës që do të organizohet nga fondacioni BoneVet së bashku edhe me partnerë të tjerë, njofton Klan Kosova. Marija Kapitanoviq, amabasadore e Kroacisë në Kosovë ka thënë se projekt shumë i çmueshëm për sistemin e edukimit në Kosovë sepse ky sistem është aktualisht shumë tradicional. “Edukimi është faktor kyq në procesin e tranzicionit që vendet si Kosova po e kalojnë”. Themeluesi i BoneVet, Vllaznim Xhiha ka thënë se për këtë projekt janë bërë përgatitje gati që dy vjet. “Me ekipen që kemi do të ja dalim me sukses dhe shpresojme që t’i kemi të gjitha shkollat e përfshira dhe sa me shumë nxënës pjesëmarrës”. “Kemi zgjedh robotët sepse janë edhe atraktivë për fëmijët të cilët duan të luajnë dhe në këtë formë mësojnë gjersa argëtohen”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova AAK miraton listën e kandidatëve për deputetë, Haradinaj: Me këtë ekip do të bëhet realitet anëtarësimi në NATO 4 orë më parë
Kosova Kurti takon eurodeputetin Terras, i flet për sulmin në Ibër-Lepenc - kërkon largimin e masave të BE-së 7 orë më parë