Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Kosova nga tash do të kontrollojë kufijtë e vet energjetikë”

NULL NULL
21.04.2020 13:06

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës,  Enver Hoxhaj ka thënë se Marrëveshja e Kyçjes në mes të KOSTT-it dhe Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTSO), që u përfundua dje, e ka bërë Kosovën të pavarur nga Serbia edhe në fushën e energjisë.

 

Hoxhaj, përmes shkrimit në rrjetin social Facebook, ka thënë se kjo marrëveshje ia mundësoi Kosovës bashkimin në Bllokun Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë- Shqipëri.

 

Ai gjithashtu tha se për implementimin e kësaj marrëveshjeje, duhet falenderuar miqtë ndërkombëtarë për përkrahjen e tyre të vazhdueshme në realizimin e synimeve strategjike. 

 

Megjithatë, Hoxhaj gjithashtu shkroi se linja e interkonesionit Kosovë – Shqipëri, ka disa vite që ishte e bllokuar nga Serbia.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.