Kosova në vendin e parë për finale të fituara në xhudo NULL NULL 14.08.2019 16:12 14.08.2019 16:12 Judo Inside ka publikuar një artikull përmes së cilës tregon për artin e triumfit në finale, gjë të cilën Kosova e ka perfeksionuar në këto dhjetë vitet e fundit. Madje Kosova ka lënë prapa vendin e origjinës së xhudos, Japoninë. “Japonia ka fituar 65 për qind të të gjitha finaleve, që është e dyta më e larta pas Kosovës. Për dhjetë vite Kosova ka fituar 69 për qind të finaleve dhe më 2009 ishte hera e parë kur Majlinda Kelmendi fitoi për të parën herë titujt e Evropës dhe Botës për juniorë”, shkruan JudoInside përcjellë Klan Kosova. Republika çeke dhe Kuba kanë nga 50 për qind, të pasuara nga Gjeorgjia, Korea me 55 për qind. Franca ka fituar 54 për qind të finaleve. Derisa Rusia, Brazili e Holanda kanë fituar vetëm 50 për qind të tyre. Me këtë rast Kosova lë prapa edhe Japoninë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë