Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova në UEFA: Veteranë të ndarë, të bashkuar për arritje (VIDEO)

NULL NULL
03.05.2026 20:10

Sot janë bërë 10 vjet që kur Kosova është anëtarësuar në UEFA, duke u bërë kështu anëtarja e 55-të e kësaj organizate evropiane të futbollit.

Me 28 vota pro, 24 kundër dhe dy abstenime në kongresin e UEFA-s në Budapest, më 3 maj 2016, Kosova u pranua si anëtare me të drejta të plota në UEFA, shkruan KlanKosova.tv.

Për ish-legjendën e futbollit, në atë kohë kreu i FFK-së, Fadil Vokrri, pranimi i Kosovës në UEFA ishte drejtësi e vonuar.

Për ta nderuar këtë përvjetor, në kryeqytetin kosovar u zhvillua sot një ndeshje mes veteranëve të futbollit kosovar dhe atij shqiptar.

Nikoqirët u nderuan me ardhjen e mysafirëve.

Ndeshja u mbyll pa gola, por fituesi u shpall nga penalltitë, anipse më shumë se rezultati rëndësi kishte simbolika.

 

lajme të ngjashme