Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova në listën e shitjeve të iPhone 7, Serbia askund (FOTO)

NULL NULL
08.09.2016 11:30

Gjiganti Apple, ka publikuar ditën e djeshme iPhone 7,  për të cilin qysh kohë më parë ishte njoftuar se është gati.

iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus, do të jenë në dispozicion në ngjyrë argjendi, ari dhe në fund edhe në ngjyrë të zezë në modelet 32GB, 128GB dhe 256GB duke filluar prej 649 $ (US), dhe ngjyrë të zezë,  i cili ofrohet ekskluzivisht në 128GB dhe 256GB modele që lëshohen vetëm përmes apple.com, njofton Klan Kosova.

Adhuruesit e iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus, do të jenë në gjendje të porosisin një të tillë,  që nga e 9 shtatori deri më 16 shtator, në këto vende: Australi, Austri, Belgjikë, Kanada, Kinë, Danimarkë, Finlandë, Francë, Gjermani, Hong Kong, Irlandë, Itali, Japoni, Luksemburg, Meksikë, Holandë, Zelandë e re, Norvegji, Portugali, Puerto Rico, Singapor, Spanjë, Suedi, Zvicër, Tajvani, Emirate të Bashkuara Arabe, Britani e Madhe, Ishujt e Virgjër dhe SHBA.

Ndërkaq duke filluar nga 23 shtatori, iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus, do të jetë në dispozicion për konsumatorët në: Andorra, Baherini, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Republika Çeke, Estonia, Greqia, Grenlanda, Guernsey, Hungari, Islandë, Ishullin e Njeriut, Jersey, Kosovë, Kuvajt, Letoani, Lihtenshtajn, Lituani, Maldives, Maltë, Monako, Poloni, Katari, Rumani, Arabi Saudite, Sllovaki dhe Slloveni, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus, do të jetë në dispozicion për konsumatorët në Indi, duke filluar nga e premtja e 7 tetorit, njofton Klan Kosova.

Duke u bazuar në këto lista të publikuara nga faqja zyrtare e Apple, vërehet që Kosova, është futur në listën e vendeve ku do të shitet iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus. Duke përjashtuar diçka të tillë në këtë listë për Serbinë dhe Shqipërinë.

Fotografia në vazhdim sjell detajet në mënyrë më të freskët:

apple

lajme të ngjashme