Kosova ndalon kosat kineze dhe ekspozimin e cigareve elektronike (FOTO) NULL NULL 10.05.2023 19:23 10.05.2023 19:23 Inspektorati i Tregut i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka marrë vendim që të ndalojë importimin e 200 kositëseve të barit me rrymë me origjinë nga Kina. Ky vendim ka ardhur pasi, sipas inspektorëve, të njëjtat nuk i kanë plotësuar kërkesat ligjore të sigurisë dhe si të tilla nuk mund të vendosen në treg për konsumatorët. Gjithashtu, sipas njoftimit të kësaj ministrie, inspektorët e MINT-it kanë ndaluar ekspozimin e cigareve elektronike, kanë bërë mbikëqyrjen e tregtisë dhe cilësisë së naftës e vajrave motorike, verifikimin e produkteve për përmbushje të standardeve dhe të sigurisë etj. Gjatë javës së kaluar, Inspektorati thotë se ka kryer 55 kontrolle te operatorët ekonomikë në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Në njoftim thuhet po ashtu se nga konsumatorët janë pranuar dhe shqyrtuar 98 ankesa, ndërsa shtohet se është analizuar cilësia e produkteve të naftës ku janë marrë 30 mostra për testim në laboratorët e akredituar. Po ashtu është bërë edhe verifikimi i peshës së bukës dhe sasisë së naftës. Këto kontrolle janë bërë në bashkëpunim me Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës që funksionon brenda në MINT. Në njoftim thuhet se inspektorët madje kanë vazhduar edhe me monitorimin e rregullt të çmimeve të produkteve të naftës te pikat shitëse me pakicë, ndonëse nuk kanë treguar se cilat janë rezultatet e këtyre inspektimeve e monitorimeve. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Weber thotë se kritikat që vijnë nga Prishtina për ndërmjetësuesit perëndimorë “kanë bazë” 29 minuta më parë