Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova mundet nga Hungaria

NULL NULL
23.07.2022 19:15

Kosova ka pësuar humbje nga Hungaria me shifrat 62:82 (16:10, 10:24, 17:22, 19:26), në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B për meshkuj U20.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, e më pas Dardanët kishin epërsi 14:9 dhe 16:10, sa përfundoi çereku i parë.

Hungarezët u rikthyen në periudhën e dytë, duke kaluar në epërsi 21:22, dhe në fund të kësaj pjese u shkëputën për të shkuar në pushim me rezultat 26:34, transmeton Klankosova.tv.

Edhe pse ishin duke humbur, basketbollistët e rinj të Kosovës luftuan deri në fund, por efikasiteti për tri pikë nga kundërshtarët ishte i papërballueshëm dhe pësuan 62:82.

Te Kosova u dallua Bardh Istrefi me 20 pikë e 14 kërcime.

Ndeshjen e fundit Kosova e zhvillon nesër me humbësin e takimit Gjeorgji-Irlandë. Sfida zhvillohet nga ora 14:45.

lajme të ngjashme