Kosova mposhtet nga Portugalia në hendboll NULL NULL 05.06.2021 22:09 05.06.2021 22:09 Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave është mposhtur nga kombëtarja e Portugalisë në hendboll me rezultat 30:17. Kosova ishte në disavantazh në të dyja pjesët, ku pjesa e parë u mbyll me rezultat 12:7 në favor të Portugalisë kurse pjesa e dytë me rezultat 18:10 për portugezet. Kosova në anën tjetër kishte shumë mungesa si shkak i lëndimeve ndërsa Portugalia avancon në fazën e dytë kualifikuese për Euro 2022, ndërsa Kombëtarja e Kosovës renditet e dyta në grup me katër pikë.