Kosova merr kryesimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor nga 1 janari NULL NULL 21.12.2018 15:07 21.12.2018 15:07 Kosova do të nis kryesimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor nga 1 janari i vitit 2019. Kjo është vendosur në takimin e Këshillit të Zyrtarëve të Lartë të Fondit të Ballkanit Perëndimor, i cili është mbajtur më datat 19 dhe 20 dhjetor në Tiranë. Fondi i Ballkanit Perëndimor është organizatë ndërkombëtare e themeluar nga gjashtë qeveritë e Ballkanit Perëndimor për të promovuar bashkëpunimin në rajon. Objektivi kryesor i këtij fondi është që të fuqizojë bashkëpunimin në mes anëtarëve të vet dhe kohezionin rajonal me projekte të ndryshme me qëllim të avancimit të procesit të integrimeve evropiane./klankosova.tv/.