Kosova me strategji për zvogëlim të rrezikut nga fatkeqësitë NULL NULL 27/02/2017 27/02/2017 Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme, promovoi Strategjinë dhe Planin e Veprimit 2016 – 2020, për Zvogëlim të Rrezikut nga Fatkeqësitë. Me këtë rast, ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni tha se kjo Strategji përmbledhë për herë të parë në një dokument të gjitha fushat të cilat lidhen me zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësive tjera. “Strategjia për Zvogëlim të Rrezikut nga Fatkeqësitë, është hartuar në harmoni me standardet dhe politikat e Bashkimit Evropian dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zvogëlimin e Rreziqeve nga Fatkeqësitë dhe Ngrohjen Globale. Në këtë drejtim, Strategjia synon të forcojë edhe më tutje bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar”, tha Hyseni. Si pjesë përbërëse e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asocim, si dhe Planit Vjetor të Dokumenteve Strategjike për vitin 2016, kjo strategji ka për qëllim zvogëlimin e rreziqeve ekzistuese dhe parandalimin e rreziqeve të reja, fuqizimin e qëndrueshmërisë, duke përfshirë përgjegjësinë primare të shtetit për të parandaluar dhe zvogëluar rrezikun nga fatkeqësitë, angazhimin e tërë shoqërisë dhe institucioneve shtetërore, transmeton Klan Kosova.
Kosova Katalonja nuk është rast i njëjtë, Spanja duhet ta njohë Kosovën, thotë kryeministri Kurti 11 minuta më parë
Lajme Mosbesimi ndaj Abazoviq, Nimanbegu: S’e keni luftuar korrupsionin dhe nepotizmin 19 minuta më parë