Kosova, me dy fusha tenisi për dimër (VIDEO) NULL NULL nga Jon Ajeti 15.12.2021 20:55 nga Jon Ajeti 15.12.2021 20:55 Është fusha e parë e këtij lloji në Kosovë. Federata e Tenisit të Kosovës e pranoi donacion balonin e parë, i cili ia mundëson të zhvillojë gara në çdo kohë. Kjo ndihmë erdhi nga Federata e Tenisit të Turqisë. Në përurim, të pranishëm ishin presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, zëvendësministrja e Sportit, Daulina Osmani, si dhe ambasadori i Turqisë, Cağrı Sakar. Ndërkohë, edhe kryetari i Federatës Turke të Tenisit, Cengiz Durmus, i përshëndeti të pranishmit live gjatë përurimit.