Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova kryeqendër bote, nis Kongresi Botëror për Personat me Aftësi të Kufizuara (VIDEO)

NULL NULL
nga Agnesa Sahiti 08.12.2022 20:24

Të enjten ka nisur punimet Kongresi Botëror për Personat me Aftësi të Kufizuara, “Bashkë për gjithëpërfshirje dhe prosperitet”.

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala, udhëtoi gati në çdo cep të botës për të përçuar zërin e  personave me aftësi të kufizuara dhe mblodhi 31 delegacione të huaja për këtë ngjarje, njofton Klan Kosova.

E Ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier tha se duhet të hidhet poshtë narrativa që anashkalon ata duke i përjashtuar e jo duke i pranuar dhe u zotua për përkrahje.

E kryekuvendari, Glauk Konjufca, tha se pavarësisht që ka ligje për këtë kategori të shoqërisë, ato nuk zbatohen. E në emër të kryeministrit, Albin Kurti, që s’mundi të merr pjesë në kongres, foli zëvendësja e tij, Donika Gërvalla që tha se përkrahja duhet të jetë nga të gjitha institucionet.

Aty u bë e ditur se janë në procedurë të shqyrtimit në Kuvend dy projektligje shumë të rëndësishme që i rregullojnë të drejtat dhe mundësitë e personave me aftësi të kufizuara.

 

lajme të ngjashme