Kosova, kampione e fqinjësisë së mirë NULL NULL 23/04/2015 23/04/2015 Zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi po merr pjesë në samitin e Brdos në Slloveni, së bashku me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor, si dhe ministrin e Jashtëm të Francës, Gjermanisë, Austrisë dhe Italisë. “Sot jam në Brdo të Sllovenisë ku kemi samitin rajonal ministerial organizuar nga Sllovenia dhe Franca. Është mundësi e mirë për të bashkëbiseduar edhe një herë me homologët e rajonit, por edhe shteteve të BE-së për integrimin e shtetin tonë në BE. Kam potencuar në fjalimin tim se Kosova ka bërë përparim të hatashëm në vitet e pavarësisë, por se vonesat e BE-së, por edhe shteteve të Ballkanit në normalizim të marrëdhënieve mund të rrezikojnë këtë progres”. “Kosova po dëshmohet si kampione e dialogut, normalizimit dhe fqinjësisë së mirë dhe ne presim që kontributi ynë të vlerësohet konform punës që bëjmë në paqebërje”, ka shkruar ai në Facebook. Në samitin vjetor të Brdos po diskutohet për perspektivën evropiane të shteteve të rajonit.
Kosova Paralajmërimet e Kurtit për luftë, Raci: Bëri mirë që tregoi për rrezikun (VIDEO) 5 minuta më parë
Kosova Zeqiri paralajmëron padi ndaj atyre që arrestuan policët pa pasur prova (VIDEO) 31 minuta më parë