Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova importon mbi 476 mijë kilogramë mjete piroteknike, mbi 860 mijë euro

NULL NULL
10.12.2024 11:52

Festat e fundvitit shtojnë përdorimin e mjeteve piroteknike.

Goxha shumë para shpenzohen për ta pritur ndërrimin e motmoteve e po ashtu edhe ndezjen e fishekzjarreve.

Sipas të dhënave që i ka siguruar Klankosova.tv nga Dogana e Kosovës mbi 476 mijë kilogramë mjete piroteknike janë importuar në Kosovë deri më 6 dhjetor 2024.

Vlera e këtyre ‘lëndëve plasëse’ llogaritet të jetë 868 mijë e 633 euro.

Derisa importi i tyre shënon rritje prej vitit në vit.

Dogana bëri të ditur se në vitin e kaluar, ishin importuar mbi 425 mijë kilogramë mjete piroteknike, të dhënat për këtë vit tregojnë ndryshe.

Pra sivjet janë mbi 50 mijë kilogramë më shumë se në vitin 2023, njofton Klankosova.tv

Importuesit kryesor janë Shqipëria dhe Kina.

Kjo e dyta duket të jetë vendi prej të cilit Kosova importon më së shumti mjete piroteknike.

441 mijë e 909 kilogramë, është sasia e këtyre mjeteve të importuara nga ky shtet.

Ndërsa, nga Shqipëria, janë importuar 33 mijë e 760 kilogramë mjete piroteknike/Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.