Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova ia ndalon hyrjen Petkoviqit, shkak gjuha provokuese dhe propaganduese

NULL NULL
26.06.2024 13:55
Petar Petkoviq

Drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Vizita e tij ishte planifikuar të bëhej në kuadër të festës së serbëve të ashtuquajtur “Vidovdan”.

Lidhur me këtë është deklaruar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në përgjigjen e MPJD-së për Klankosova.tv thuhet ndalesa për Petkoviqn u bë për disa arsye.

“Në lidhje me pyetjet tuaja ju informojmë që personit në fjalë i është refuzuar vizita në Kosovë, për shkak të shkeljes së marrëveshjes për vizitat e ndërsjella, deklaratat propaganduese dhe gjuhën e tij provokuese kundër Kosovës dhe qytetarëve të saj”, thuhet në përgjigjen për Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.