”Kosova është zhytur në moçalin politik”, Çollaku pas reagimit të Trump: Këtu nuk do gjejnë njeri për të negociuar NULL NULL 16.06.2025 11:09 16.06.2025 11:09 Ish-ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku, njëherit dhe ish-këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, thotë se deklarata e djeshme e Donald Trump, tregon se administrata e tanishme ka një fokus të kristalizuar në Kosovën. Megjithatë ai ndau kritika, ku u shpreh se Kosova aktualisht është zhytur në moçalin politik dhe paqja nuk negociohet me praktikantë, transmeton klankosova.tv. ”Postimi i djeshëm i Trump është e mikpritur dhe një dëshmi e qartë që me gjithë problemet administrata e tanishme ka një memorie të qartë për atë që ka ndodhur në Kosovë dhe duke parë që konflikti shekullor nuk është zgjidhur me një marrëveshje përfundimtare… mendoj se është një gjë e dobishme, nëse do kemi një ripërfshirje të Trump për ta përmbushur pjesën më të vështirë”. ”Marrëveshja e parë e nënshkruar në Washington ishte ekonomike, tjetra duhet të jetë politike. Nëse del se është një fillim i ri duhet të kemi qasje edhe nga Kosova edhe nga Serbia, por në Kosovës asgjë nuk është gati, Kosova është e zhytur në moçalin politik. Këtu nuk do gjejnë njeri për të negociuar, paqja mund të negociohet vetëm nga liderë të vërtetë, jo praktikantë”, citon Euronews Albania, të ketë deklaruar Bekim Çollaku. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Është në gjendje të rëndë...” | Padia e Naser Pajazitajt për 1 milion euro kompensim ende pa epilog, flet avokati 2 orë më parë
Kosova Dita e Çlirimit, Haradinaj: Deçani i trimërisë dhe sakrificës, sot është ringritur e zhvilluar 3 orë më parë