Kosova eksporton më së shumti mallra për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës NULL NULL 16.01.2023 20:24 16.01.2023 20:24 Kosova eksporton më së shumti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vlera e eksportit në SHBA kap shifrën e mbi 131 milionë eurove. Kështu tregon një grafikë e publikuar nga Instituti Gap, ku i rendit 10 vendet me të cilat vendi ynë ka partneritet të madh. Vendet e tjera ku Kosova eksporton më së shumti janë: Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Gjermania, Zvicra. Ndërkaq sa i përket importit, Kosova merr mallra më së shumti nga Turqia, Gjermania, Kina etj. Nga Turqia gjatë vitit 2022, vendi ynë ka importuar mallra në vlerë prej mbi 839 milionë euro./Klankosova.tv