Kosova e Shqipëria dakordohen për mbrojtjen e mjedisit NULL NULL 22.05.2019 10:58 22.05.2019 10:58 Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi, ka pritur në takim ministrin e Mjedisit dhe Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi. Ministri Matoshi, tha se do të pastrohet Mali Pashtrik dhe zona e Vërmicës, ku ky projekt madhor do të shënohet më 28 nëntor. “Jam i nderuar që sot në ditën e Biodiversitetit një delegacion nga Shqipëria erdhi për të trajtuar disa nga problemet. Për nderë të kësaj dite aktivitete ka gjithandej, në komunën e Dragashit ka ekspozita, në komuna të tjera do të ketë aktivitete për nder të kësaj dite, pasdite do të jemi me ambasadorë. U dakroduam që të vijmë në përfundime për memorandumet dhe kryesorja që është se edhe këtë vit do të përmbyllet për malin e Pashtrikut dhe zonën e Vërmicës. Kjo punë do të përfundoj më 28 nëntor në Ditën e Flamurit tonë kombëtar, do të jetë moment i veçantë për tu shënuar. Ka mbështetjen e dy qeverive deri tani kemi themeluar ekipe teknike që po punojmë në nivel të ministrive dhe qeverive për të marr fonde për të investuar për pika informuese pastrimin e liqeneve”, tha Matoshi. Ministri e Mjedisit dhe Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi tha se bashkëpunimet mes dy ministrive janë të vazhdueshme dhe po punohet në vetëdijesimin e shoqërisë civile për ruajtje të ambientit. “Ne kemi bashkëpunime të vazhdueshme. Ne folëm për disa problematika që kanë ngelur dhe janë në rrugën e zgjidhjes, stafet tona po punojnë nga të dyja qeveritë. Projekti që kemi nisur prej kohesh po punojmë në fillesa të ofrimit të gjithë pasurive natyrore në një ofertë turistike. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin për të krijuar atmosferë tjetër për aktivizimin e shoqërisë civile për të mbajtur më mirë mjedisin”, ka thënë Klosi, raporton EO, transmeton Klan Kosova. Klosi po qëndron në Kosovë i shoqëruar nga kryetarët e Bashkive të Vlorës dhe Himarës, Dritan Leli dhe Jorgo Goro, si dhe nga një grup operatorësh turistikë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025