Kosova e nis me barazim ciklin kualifikues për Evropian (FOTO/VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova e nis me barazim ciklin kualifikues për Evropian (FOTO/VIDEO)

NULL NULL
25.03.2023 19:54

19-54 Kosova e nis me barazim ciklin kualifikues për Evropian

Kosova e ka nisur me barazim ciklin e kualifkimeve për në Kampionatin Evropian, që do të mbahet në vitin e ardhshëm në Gjermani.

Dardanët në sfidën e parë barazuan me Izraelin, në Tel Aviv, me rezultat 1-1.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të Eli Dasas, i cili realizoi autogol në minutën e 36’. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Me të filluar pjesa e dytë, Kosova arriti ta dyfishojë epërsinë, me anë të Milot Rashicës, por që goli i tij u anulua nga VAR-i për prekje me dorë paraprakisht.

Izraeli më pas e ka barazuar rezultatin me anë të Dor Peretz, në minutën e 56’. Kështu me këtë rezultat edhe u mbyll ndeshja.

Ndryshe, në këtë grup prin Zvicra, pasi fitoi ndaj Bjellorusisë me rezultat të thellë 5-0.

19:15

Izraeli ka arritur ta barazojë rezultatin ndaj Kosovës. Golin e barazimit e ka shënuar Dor Perez, në minutën e 56’.

19:10

Kosova me të filluar pjesa e dytë, shënoi golin e dytë ndaj Izraelit, me anë të Milot Rashicës. Por goli u anulua nga VAR-, për shkak se paraprakisht Rashica kishte luajtur me dorë.

18:49

Ka përfunduar pjesa e parë në mes Kosovës dhe Izraelit, e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian.

Dardanët pas pjesës së parë janë në epërsi prej një goli, pasi Eli Dasas realizoi autogol në minutën e 36’.

Izraeli rrezikoi disa herë në fund të pjesës së parë, por pa arritur të gjejë golin e barazimit.

18:40 –

Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Izraelit, e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian.

Golin për epërsinë e Kosovës e ka realizuar Eli Dasa, me një autogol, në minutën e 36’.

18:35 –

Kanë kaluar 30 minuta nga fillimi i ndeshjes Izrael-Kosovë. Rezultati vazhdon të jetë i njëjtë pa gola, me disa raste të lehta të krijuara nga dy anët.

Edon Zhegrova e pati goditje e parë drejt portës në minutën ‘32, por ishte e lehtë për portierin izraelit.

18:17

Po zhvillohet minuta e 15-të e ndeshjes Izrael-Kosovë.

Posedimi deri në këto momente i takon Kosovës, ndonëse ende nuk ka asnjë goditje në drejtim të portës.

Ndërkaq, Izraeli ka gjuajtur vetëm një herë në portë, por që Aro Muric ishte në vendin e duhur.

Rezultati është 0-0.


18:02 – Nis përballja Izrael-Kosovë

Ka nisur përballja mes kombëtares së Kosovës dhe asaj të Izraelit, e vlefshme për kualifikimet e Evropianit 2024.

Qëndroni me ne për çdo zhvillim nga kjo ndeshje. 


 

17:39 – Kurti: “Besa-Besë” se Dardanët do të na bëjnë krenarë

albin kurti kombetarja e kosoves perfaqesuesja e kosoves

Edhe pak minuta na ndajnë nga nisja e ndeshjes mes Izraelit dhe Kosovës në Tel Aviv, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikime për Euro 2024.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka uruar suksese djemve të kombëtares së Kosovës, teksa është shprehur i bindur se do të na bëjnë krenarë.

“’Besa-Besë’ se Dardanët do të na bëjnë krenarë. Jemi me ju, sot dhe në çdo ndeshje që do ta luani në Kosovë dhe në vendet tjera”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ndër të tjera, ai tha se kësaj radhe, qëllimi dhe bindja është më e fortë se nga Grupi I, Kosova do të vazhdojë në EURO 2024.

“Përderisa kjo është hera e parë që do të ndeshemi me Izraelin, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, sot shënon moment historik duke u bërë i pari lojtar që luan ndeshjen e 50 me ekipin e Kosovës. Në krye me Vedat Muriqin, Kosova do të sulmojë me Rashicën dhe Zhegrovën, do të kontrollojë mesfushën me Celinën, Dreshevic dhe Muslija, do të mbrojë sulmin e kundërshtarit me Rrahmanin, Vojvodën, Kryeziun dhe Paqaradën, ndërsa portën do ta ruaj Arijanet Muric. Me këta emra si dhe me të tjerët që përfaqësojnë më të mirët e Kosovës, padyshim që motivi dhe etja për fitore është më e madhe se kurrë”, u shpreh Kurti.

Ndeshja mes Izraelit dhe Kosovës do të luhet me fillim nga ora 18:00, dhe transmetohet direkt në platformën Art Motion. /Klankosova.tv


16:55 – Ekipi i Kosovës arrin në stadiumin “Bloomfield” (VIDEO)

Ekipi i Kosovës ka arritur në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja me Izraelin, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.


16:34 – “Besa – besë” jehon në Tel Aviv të Izraelit (VIDEO)

Drejt Izraelit kanë udhëtuar një numër i konsiderueshëm i tifozëve të Kosovës, të cilët do të brohorasin nga shkallët e stadiumit, me fillim nga ora 18:00.

‘Besa-besë’ aktualisht po jehon në Tel Aviv të Izraelit.


16:00 – Formacionet zyrtare të Kosovës dhe Izraelit

Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacione zyrtare.

Trajneri Alain Giresse ka zgjedhur një formacion sulmues, me treshen në sulm; Edon Zhegrova, Vedat Muriqi dhe Milot Rashica.

Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Kryeziu, Paqarada, Celina, Dresevic, Muslija, Zhegrova, Rashica, Muriqi.

Kosova favorite ndaj Izrealit në sondazhin e UEFA-s

Shtëpia evropiane e futbollit UEFA në faqen e saj zyrtare ka publikuar një anketë për çdo ndeshje, kualifikuese për Euro 2024, ku mund të parashikohet fituesi.

Në sondazhin për ndeshjen Izrael – Kosovë, 49 për qind e votuesve kanë votuar për fitoren  e “Dardanëve”, kurse 44 për qind mendojnë se triumfojnë izraelitët. 7 për qind prej votuesve mendojnë se kjo ndeshje do të mbyllet pa fitues.


Kosova do ta nisë sot, ciklin e kualifikimeve për Kampionatin Evropian, ku do të përballet me Izraelin, në Tel Aviv.

Ndeshja do të zhvillohet në Tel Aviv, me fillim nga ora 18:00.

Dardanët do të synojnë që ta nisin këtë kampanjë të kualifikimeve me fitore.

Kosova është në grupin I, me Andorrën, Bjellorusinë, Izraelin dhe Rumaninë.

Të gjitha zhvillimet nga ndeshja mund t’i ndiqni në Klankosova.tv minutë pas minute.