Kosova e ndjek si grerëz Rumaninë, fiton sërish thellë ndaj Qipros NULL NULL 15.10.2024 22:39 15.10.2024 22:39 Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani Kosova ka realizuar fitore të thellë prej 3:0 ngaj Qipros në Ligën C të Kombeve. Serinë e golave e hapi kapiteni Amir Rrahmani me një super slalom në 16-metërshin e mysafirëve në minutën e 30-të, duke arritur në fund që ta çojë topin në rrjetë. Në pjesën e dytë, Kosova hyri me komoditetin e epërsisë, dhe arriti ta shtojë atë përmes Ermal Krasniqit në minutën e 52-të. Emir Sahiti zuri vendin e Edon Zhegrovës në minutën e 67-të, dhe pas katër minutash realizoi gol pa një topi të kthyer nga goditja e Albion Rrahmanit që u mbrojt nga portieri Me këtë triumf, Dardanët numërojnë nëntë pikë në grupin 2, teksa zënë vendin e dytë me tri pikë më pak se Rumania që fitoi ndaj Lituanisë, 1:2. Më 15 nëntor kosovarët do ta kërkojnë hakun ndaj Rumanisë për humbjen e shtatorit të cilën e pësuan nga ta në “Fadil Vokrri”.