Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova e humb këngëtaren më të mirë që kishte (VIDEO)

NULL NULL
07.02.2020 20:11

Bilbili i Kosovës nuk jeton më. Nexhmije Pagarusha, këngëtarja që e mori këtë epitet, ndërroi jetë sot në moshën 86 vjeçare.

36 vjet aktive në skenë i mjaftuan për t’u bërë interpretuese e më shumë se 150 këngëve.

Ikona artistike shfaqi zemrën e saj të madhe edhe jashtë skenës. Ata që e njohën për së afërmi kanë dhimbje shumë dhe fjalë pak.

Muzika e saj ishte ilaçi më i mirë. Klan Kosova ka parë një video tejet të rrallë kur Nexhmije Pagarusha në këto ditë të fundit të jetës së saj arrin t’i hapë sytë vetëm pasi e dëgjon veten duke kënduar në koncertin që u luajt për nder të Jusuf Gërvallës, video kjo e cila nuk bëhet publike për shkak të gjendjes së rëndë të këngëtares.

Kronikë e zgjeruar nga Rina Mujku.

 

 

lajme të ngjashme