Kosova duhet zgjedh perëndimin, jo Albinin 123 string(15) "Kreshnik Spahiu" string(63) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2025/09/kreshhhh-1.jpg" nga Kreshnik Spahiu 03.02.2025 20:19 03.02.2025 20:19 Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje që populli Kosovës mos ta votojë Albin Kurtin. Madje thirrja e SHBA-ve ka shkuar më tej duke e akuzuar si mashtrues dhe njeri të pabesueshëm për BE, NATO dhe SHBA. I deleguari i Presidentit Trump ka theksuar se: “BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit. Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje të SHBA-së të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump. Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni” – thekson Richard Grenell. Qëndrimi SHBA-ve vjen 5 ditë para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Kujtojmë që qeveria Kurti 1 është rrëzuar 5 vjet më parë nga Donald Trump në mandatin e parë dhe SHBA-të janë të vendosura mos bashkëpunojnë me politikanin më anti-amerikan në trevat shqiptare, siç e konsiderojnë ata. Ndërkohë aktivistët e Vetëvendosjes justifikohen se Kosova është sovrane dhe SHBA duhet zgjedh populli liderët e saj. Tre pyetjet që shtrohen janë: Kosova i çlirua vetë apo nga amerikanët? 2- Pse Kosova nuk e fitoi pavarësinë dot e vetme për 1000 vjet luftë por e fituan për 100 ditë kur bombardoi Amerika? 3- Nëse SHBA nuk do e njihte Kosovën si shtet, a do ekzistonte sovraniteti i saj apo jo? Sigurisht mosmirënjohësit e Vetëvendosjes janë gati t’i shpallin luftë perëndimit, vetëm për kolltukun e Albinit. Por ky është vetëm fillimi. Çuditërisht sot Tirana heshti. Heshtën partitë e reja dhe të vjetra. Heshtën liderët e ri dhe të vjetër. Kjo tregon sa pak politik prodhon Tirana dhe sa pa integritet është klasa politike shqiptare. Çuditërisht heshtën edhe Trumpistët e Tiranës. Ata heshtën dhe nuk dihet me kë janë: Me Trump apo me Albinin? Në fakt ata heshtën sepse kanë frikë sepse po ju vjen radha. Ata e dinë që nuk është e largët dita kur Trump të bëjë thirrje se kush duhet të votohet në Shqipëri. Atë ditë Trumpistët e Tiranës do duken në sytë e shqiptarëve si super Trapa.