Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova duhet tregojë me votë mirënjohjen ndaj ShBA-së

123
string(15) "Kreshnik Spahiu" string(63) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2025/09/kreshhhh-1.jpg"
nga Kreshnik Spahiu 07.02.2025 18:20

Sapo lexova një pyetësor me fëmijët shqiptarë në diasporë. Ndër ato ishte Pyetja: “Kush e ngriti flamurin kombëtar në Vlorë ditën e pavarësisë?”

23% e përgjigjeve ishte: “Flamurin e ngriti Albin Kurti”.

U trishtova shumë dhe kuptova me një fjali të gjithë injorancën shoqërore dhe prapambetjen politike ku është zhytur populli shqiptar i Kosovës.

50% e tyre sot e quajnë Albin Kurtin legjendën historike dhe figurën e pazëvendësueshme të kombit shqiptar por pa dhënë asnjë argument:

– Albini nuk është çliruesi i Kosovës

– Albini nuk është themeluesi Republikës

– Albini nuk është nënshkruesi pavarësisë

– Albini nuk është krijuesi i shtetit

– Albini nuk është lobuesi i njohjes së Kosovës

E gjithë historia e Kosovës është rrafshuar për disa shqiptarë trutharë dhe viti zero fillon ditën e Albinit Kryeministër.

Pa dyshim Albini përfiton nga konsumi i ish-qeveritarëve të korruptuar që u pasuruan pas lufte, por kjo nuk zhbën historinë e lavdishme të Rugovës dhe liderëve të UÇK-së.

Albin Kuri publikisht ka thënë: “Pse disa shqiptare janë të gatshëm t’i falin krimet dhe borxhet Serbisë, por nuk janë të gatshëm me t’i fal 2000 euro nëse dikush t’i ka borxh”.

Ide e shkëlqyer, por Albini harron që borxhet duhen kërku, por edhe duhen kthyer.

Në psikologjinë e Albin Kurtit dhe aktivistëve të VV-së, është ngulit ideja që Kosova s’ka borxhe por të tjerët i kanë borxhe.

Albini thotë: Ne shqiptarët as 2000 euro nuk t’i falim borxh, por harron sa miliarda euro ka shpenzuar Amerika për:

– luftën në Kosovë

– Çlirimin e Kosovës

– Ndërtimin e institucioneve

– Pavarësinë e Kosovës

– Mbrojtjen e Kosovës dhe bazat ushtarake

– Ndihmat për Kosovën

ShBA dy ditë më parë ia kujtoi Kosovës borxhet.

Kosova ishte e para në Ballkan.

Vetëm për 4 vitet e fundit të Albin Kurtit, ka shpenzuar 558.000 milionë euro.

Pyetja që shtrohet: A është gati populli i Kosovës t’ia kthej borxhin Amerikës?

Format e kthimit borxhit janë tre:

1- Politikisht

2- Ekonomikisht

3- Territorialisht

Fatmirësisht deri në këto momente administrata Trump i ka kërkuar Kosovës që borxhi të kthehet sipas pikës 1. (Politikisht), duke mos e votuar Albin Kurtin.

Mbetet në duart e shqiptarëve të zgjedhin më mënyrën e kthimit borxhit.

Nëse nuk zgjedhin borxhin politikisht, mos çuditen që pas një muaji, Trumpi ta ul në tavolinë Albin Kurtin dhe t’i thotë njësoj si Zelenskyt: nëse doni t’ju mbrojmë, çfarë na ofroni nga pasuritë e Kosovës? Atëherë do jetë vonë, jo për Albinin, por për atë pjesë të popullit që nuk zgjodhi kthimin e borxhit politikisht.

Ata duhet kishin zgjedhur perëndimin, jo Albinin.

Por kjo është e vështirë për ta kuptuar ata që nuk njohin borxhet Amerikës dhe kanë iluzionet e ndihmave qyl, sikur e kanë meritu që populli amerikan të paguante miliarda euro për disa mijëra njerëz mosmirënjohës.

Ka ardhur koha me kuptu që Kosova s’ka qare me harru dhe me kalu pa i la borxhet Amerikës.

Borxhi është borxh dhe duhet kthy.

Liria është e shtrenjtë dhe duhet pagu.

lajme të ngjashme