Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova “diplomoi”, a do të pasojë marrëveshja për BeH-në?

123
string(14) "Nenad Kulaçin" string(69) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2023/01/Nenad-Kulacin_op.jpg"
nga Nenad Kulaçin 15.04.2023 22:32
milorad dodik aleksandar vuciq
Foto: Reuters

Serbia dhe Kosova, dhe bashkë me to edhe pjesa tjetër e botës, presin me padurim zbatimin e marrëveshjes së panënshkruar për normalizimin e marrëdhënieve. Edhe pse vështirë se dikush e ka të qartë se çfarë dhe si do të zhvillohet ky proces, me të drejtë shtrohet pyetja për të ardhmen e Bosnje-Hercegovinës. Ajo që del si një tezë për reflektim është nëse është e mundur të zbatohet ndonjë plan i “pesës” në Bosnje dhe Hercegovinë në atë mënyrë që i njëjti ekip arriti të bindë autoritetet e Kosovës dhe Serbisë që të pajtohen. Kushdo që mendon se situata në Bosnjë dhe Hercegovinë është politikisht normale dhe funksionale ka shumë probleme. Gjithë këto vite zbatimi dhe respektimi i Marrëveshjes së Dejtonit nuk e sollën këtë vend në atë që mund të quhej një gjendje normale.

Ndoshta bashkësia ndërkombëtare më në fund, pas negociatave ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ka menduar se është koha për të arritur një marrëveshje të re që do të sillte qetësi dhe paqe për qytetarët. Për mundësinë e një marrëveshjeje të re ka lënë të kuptohet Vuk Jeremiq, ish-ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, tani një nga liderët e opozitës që kundërshton zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Sipas tij, nëse Serbia e zbaton marrëveshjen e lartpërmendur, tema e radhës që do të dalë në tryezën e bisedimeve është Bosnja dhe Hercegovina.

Politika gjithmonë ka sjellë probleme në rajon

Në mesin e disa politikanëve në Serbi, me sa duket ekziston frika nga komuniteti ndërkombëtar, i cili me dekada “po bën diçka kundër serbëve” dhe për të cilin “Serbia është therë në këmbë”. Kështu që tani ekziston frika se entiteti Republika Srpska i BeH-së mund të shuhej dhe Bosnja dhe Hercegovina të unitarizohej. Se sa realiste është kjo, është një histori tjetër.

Sigurisht, politikanët janë gjithmonë fajtorë për gjithçka që është e keqe në shoqëri. Të paktën ne në rajon nuk patëm fat me politikat. Ata gjithmonë kanë sjellë probleme. Një nga absurditetet më të mëdha është fakti se historia e fundit qytetare në RS ishte ajo e drejtuar dikur nga Milorad Dodik, i cili tani është një nacionalist i thekur dhe një luftëtar i padiskutueshëm për serbizmin. Pa një opsion qytetar, nuk është e mundur të ketë një ekuilibër në shoqëri. Ai opsion qytetar nuk është më i fortë as në Serbi dhe prandaj ndodhin gjëra të tilla. Nuk është se opsioni qytetar duhet të jetë në pushtet, por duhet si korrigjues në shoqëri. Ndryshe, kemi atë që po ndodh në Serbi dhe në Bosnje dhe Hercegovinë.

Dhe problemi nuk është vetëm në njërën anë. Në Bosnje dhe Hercegovinë sikur të ketë sunduar ndonjë magji, dhe në një vend që duhet të jetë një shtet i qytetarëve që përpiqen për mirëqenie, kemi marrë një produkt në të cilin secili komb dëshiron të mposht tjetrin pa menduar për pasojat. Parë nga ky këndvështrim, lufta nuk është më një opsion dhe për këtë arsye është koha të mendojmë seriozisht se çfarë duhet të bëjmë në të ardhmen.

Një sistem normal sjell një jetë normale

Ky ndoshta mund të jetë një moment i përshtatshëm për të folur. Njerëzit duhet të pyeten se çfarë dëshirojnë, çfarë duan dhe si ta arrijnë atë. Në mënyrë të barabartë normale. Zgjidhja mund të jetë ekonomia, jo politika. Për të disatën herë, komunitetit ndërkombëtar i ka munguar si tema, ashtu edhe mënyra për të ndihmuar në ruajtjen e paqes. Nëse tema e saj dominuese do të ishte ekonomia, sot do të flisnim në një gjuhë tjetër. Në politikë është e mundur që të gjithë të ngatërrohen me të gjithë, të bëjnë kompromise të kalbura, pa menduar për të mirën e përbashkët. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Zvicra janë dëshmia më e mirë sesi konfederatat mund të funksionojnë normalisht. Pse nuk mund të bënte të njëjtën gjë Bosnja dhe Hercegovina?

Nuk është se nuk u derdhën shumë para në shtet. Dikush mund të thotë edhe se janë derdhur tepër. Dhe ishte e nevojshme të ngrihej vendi nga hiri i shkatërruar nga lufta, por sikur të mos mendohej për të ardhmen. Serbët, kroatët dhe boshnjakët punojnë dhe jetojnë normalisht kudo që janë në Evropë apo në botë. Ekziston një sistem që funksionon dhe pa asnjë problem një person i gjallë përshtatet shpejt. Rajoni ynë ka nevojë për një sistem dhe ai sistem duhet të jetë baza për disa negociata të ardhshme. Kur ke një sistem normal, atëherë mund të presësh një jetë normale. Shteti mund të funksionojë në atë mënyrë që njeriu të jetë qendra, fillimi dhe fundi i gjithçkaje. Duhet të mundësohet mbijetesa dhe zhvillimi, jo politikat dhe politikanët e dështuar.

Xhepat bosh janë “ushqimi” më i mirë për nacionalizmin

Bosnja dhe Hercegovina ka mundur të jetë epiqendra dhe një shembull i mirë pikërisht për shkak të pranisë së atij komuniteti ndërkombëtar. Sigurisht që nuk ka qenë e lehtë të jesh një institucion i huaj kudo në Ballkan, por detyra duhet të ishte krijimi i një sistemi, jo për t’i bërë të huajt të ndihen si në shtëpinë e tyre. Pavarësia financiare, prosperiteti, ligji dhe drejtësia duhet të jenë baza për një jetë të shëndetshme. Kur e ke këtë, nuk zgjohesh në mëngjes me idenë se kë do të mashtrojmë sot, kujt do t’ia vendosim këmbën, t’i hakmerremi apo diçka tjetër. Në raste të tilla, njeriu mendon se si dhe me kë të shkojë më tej, ku të udhëtojë, çfarë të shohë…

Ne duhet të heqim errësirën nga sytë tanë dhe të bëjmë çmos që të bëhemi normalë. Kjo nuk bëhet lehtë, por nuk është pa shanse. Ata janë aty, pranë nesh dhe duhet t’i përdorim të gjithë së bashku. Ideale do të ishte të falënderojmë të gjitha ato politika të gabuara të viteve nëntëdhjetë, por as kjo nuk është e lehtë. Një problem shumë më i madh është se, sipas të gjitha gjasave, komuniteti ndërkombëtar nuk është tepër i aftë të ndërmarrë një hap vendimtar. Ky hap mund të jetë diçka si Plani Marshall pas Luftës së Dytë Botërore. Pa këtë dhe për sa kohë që xhepat e shumicës së qytetarëve janë bosh, ushqimi më i thjeshtë për mbijetesë është nacionalizmi. Të gjithë duhet ta kishin mësuar këtë mësim shumë kohë më parë. Edhe këtu në vendin tonë, por edhe më gjerë.

Shkrimi origjinal është publikuar në “AlJazeera”, dhe është përkthyer nga Klankosova.tv.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

lajme të ngjashme