Kosova dhuron 200 mijë euro për Shqipërinë në Konferencën e Donatorëve NULL NULL 17.02.2020 18:39 17.02.2020 18:39 Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi, po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve “Together for Albania”, e cila ka për qëllim të ndihmojë financiarisht Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit. Nga ministria me të cilën udhëheq Bislimi, u bë e ditur se Qeveria e Kosovës ka zotuar shumën prej 200 mijë eurosh, për ta ndihmuar Shqipërinë në fazen e rehabilitimit dhe rindërtimit. Sipas ministrisë këto mjete financiate i shtohen ndihmës financiare prej 500,000 euro që Qeveria e Kosovës kishte ofruar menjëherë pas termetit. Ministri Besnik Bislimi gjatë këtij qëndrimi njëditor në Bruksel, gjithashtu ka takuar edhe Ministrin për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar të Suedisë, Peter Eriksson. U bë e ditur se dyshja diskutuan rreth prioriteteve të Qeverisë së Kosovës dhe vazhdimin e bashkëpunimit, si dhe përkrahjes që Suedia ka ofruar për Kosovën që nga paslufta. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025