Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova dhe Sllovenia iniciojnë marrëveshje për sigurime shoqërore

NULL NULL
11.12.2024 14:51
Ministri i Financave, Hekuran Murati, priti sot në takim zëvendëskryeministrin slloven, Luka Meseq
Ministri i Financave, Hekuran Murati, priti sot në takim zëvendëskryeministrin slloven, Luka Meseq

Ministri i Financave, Hekuarn Murati, priti sot në takim zëvendëskryeministrin, njëkohësisht Ministrin e Punës, Familjes, Çështjeve Sociale dhe Mundësive të Barabarta të Sllovenisë, Luka Meseq.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se gjatë takimit, palët u pajtuan që të iniciohet marrëveshja për sigurime shoqërore mes dy vendeve, në mënyrë që të lehtësohet barra e qytetarëve tanë që jetojnë në Slloveni, si dhe anasjelltas, duke u mundësuar atyre të realizojnë të drejtën për pension në vendin ku jetojnë.

“Inicimi i kësaj marrëveshjeje u konsiderua si interes i përbashkët i të dyja vendeve, andaj takimi i sotëm hapi rrugë për fillimin e negociatave ndërmjet ekipeve teknike drejt finalizimit të marrëveshjes. Tutje, në këtë takim u diskutuan edhe mundësi të tjera për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë tek fusha e punësimit dhe mundësia e zhvillimit të programeve të përbashkëta në këtë drejtim”.

“Palët shprehën vullnetin e tyre për të thelluar bashkëpunimin mes dy shteteve përmes nismave konkrete në dobi të qytetarëve të të dyja vendeve”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.