Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova dhe Shqipëria me ligë Unike të Basketbollit

NULL NULL
10.09.2020 19:46

Federata e Basketbollit të Kosovës dhe Federata e Basketbollit të Shqipërisë kanë arritur një marrëveshje për formimin e një lige të përbashkët të basketbollit/

Kjo ligë ku do të paraqiten klubet nga të dy vendet do të quhet Liga Unike, njofton Klan Kosova.

Marrëveshja është nënshkruar nga zyrtarët e të dy federatave, ndërsa i pranishëm ka qenë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit e Kosovës, Vlora Dumoshi.

“Më vjen shumë mirë që basketbollistët e dikurshëm bënë një kërcim spektakolar” ka thënë Rama ndër të tjera.

“Liga e përbashkët e Basketbollit, Shqipëri-Kosovë, një ëndërr shumëvjeçare tashmë bëhet realitet. Liga Unike e Basketbollit është vetëm dallëndyshja e parë, e shumë bashkëpunimeve të ngjashme që do të ndodhin në sporte të tjera”.

lajme të ngjashme