Kosova dhe Samoa lidhin marrëdhënie diplomatike NULL NULL 10.03.2017 10:15 10.03.2017 10:15 Në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Kanberra të Australisë është nënshkruar Komunikata e Përbashkët për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të Kosovës dhe Shtetit të Pavarur të Samoas. Në emër të Kosovës Komunikata është nënshkruar nga Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Kosovës në AustraliSabri Kiçmari, kurse në emër të Shtetit të Pavarur të Samoas Komunikata është nënshkruar nga Shefja e Misionit Diplomatik të Samoas në Australi, Komisionerja e Hinauri Petana. Ambasadori Kiçmari e ka falenderuar Komisioneren e Lartë, Qeverinë dhe popullin e Samoas për përgjigjien pozitive për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve duke thënë se ka qenë i nderuar të vizitonte Samoan tetorin e vitit të kaluar, të takonte Kryeministrin Tuilaepa Lupesoliai Sailele Malielegaoi dhe përfaqësues tjerë shtetëror të Samoas në kuadrin e angazhimit për thellimin e marrëdhënieve miqësore në mes të dy vendeve. “Ne gjendemi gjeografikisht në dy pjesë të ndryshme të botës, por ndajmë shumë vlera të përbashkëta, që na bashkojnë. Ekselenca juaj, mund t’ju konfirmoj se Samoa e ka një mik të mirë në Evropën Juglindore: miku juaj është dhe do të mbetet Republika e Kosovës.” Komisionerja e Lartë e Samoas ka deklaruar se e ndjen veten të nderuar që Qeveria e Samoas e ka autorizuar të nënshkruaj lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën duke konsideruar se “ky është një moment shumë i rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve tona”, transmeton Klan Kosova *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025